Flash

Lëvizja Vetëvendosje: Balla nuk e përmendi në Kuvend fjalën gjenocid të Serbisë, tentoi ta zhvendoste temën

Lapsi.al 16 November 2020
Lëvizja Vetëvendosje: Balla nuk e përmendi në Kuvend

Themeluesi i “Lëvizjes Vetëvendosje” në Shqipëri, Boiken Abazi ka shkruar në rrjetet sociale se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk ka pranuar vonesën e rezolutës për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb, duke e devijuar temën përmes kanalizmit të saj te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e Dick Marty.

Abazi shton se vetëm pak deputetë u shprehën pro dënimit të gjenocidit serb si dhe për nevojën e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për ta njohur dhe dënuar atë që ka ndodhur.

"Rezoluta që dënon gjenocidin e Serbisë dhe loja e Taulant Ballës

Taulant Balla foli sot në seancë plenare në lidhje me propozimin për rezolutën e vonuar të Kuvendit të Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë. Balla as nuk e permendi termin "gjenocid", as nuk pranoi që është e vonuar, as nuk foli kundër Vuçiçit, por tregoi qartë se këtë kauzë synon ta deformojë duke e shndërruar në përplasje PS-PD. Komisioni që Balla ka propozuar më herët nuk ka asnjë lidhje me kërkesën për rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë nga Kuvendi i Shqipërisë. Madje, Balla tentoi ta relativizonte rëndësinë e kësaj rezolute të vonuar, pa përmendur se Shqipëria nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë, pa treguar se Shqipëria do të ishte shteti i parë anëtar i OKB-së që do e njihte këtë gjenocid zyrtarisht përmes rezolutës, pa shpjeguar se termi "gjenocid" në të drejtën penale ndërkombëtare i tejkalon krimet e luftës, masakrat dhe spastrimin etnik, dhe e detyron Serbinë të mbajë përgjegjësi kolektive.

Taulant Balla tregoi sot se ka si synim vetëm ta transformojë këtë çështje në përplasje PS-PD, duke zhvendosur vëmendjen te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e rrejshëm të Dick Marty, dhe hetimin e Lulzim Bashës dhe të tjereve si ai për angazhimin në UNMIK. Rikujtojmë se Ilir Rusmali, i PD, që votoi në Këshill të Evropës në vitin 2011 në favor të investigimit bazuar mbi raportin e Dick Marty, u propozua më vonë nga Rama dhe u votua nga Kuvendi i kontrolluar nga PS, një herë si këshilltari kryesor i jashtëm për reformën aktuale zgjedhore që konsolidoi autoritarizmin elektoral në Shqipëri në favor të Ramës; pastaj, në tetor të këtij viti, po me propozim të PS, Rusmali u votua si një nga 5 anëtarët e KAS - Komisionit për Ankesa dhe Sanksione në KQZ, që do të menaxhojë zgjedhjet e 25 prillit.

Është për t'u vlerësuar qëndrimi i sotëm i deputetëve Ralf Gjoni dhe Kostaq Papa që folën në seancë plenare për gjenocidin e Serbisë dhe nevojën për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për ta njohur e dënuar këtë gjenocid. Në këtë pikë ata i bashkohen edhe deputetëve Mimi Kodheli dhe Erion Piciri, si dhe PDIU-së, që kanë kërkuar publikisht të miratohet kjo rezolutë në lidhje me gjenocidin e Serbisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me lojërat e Taulant Ballës. Është e turpshme që ende të vonohet rezoluta në Kuvend, dhe aq më keq të transformohet.

I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit ta çojnë para rezolutën pa u përfshirë në lojrat e Ballës, i cili nuk pati sot as guximin ta thoshte fjalën gjenocid nga foltorja e Kuvendit!", shkruan Abazi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI