Flash

Balla akuza PD-së: Financohet nga Rusia, drejtësia shqiptare dështoi ta hetonte

Lapsi.al 16 November 2020
Balla akuza PD-së: Financohet nga Rusia, drejtësia shqiptare

Akuzat e mazhorancës ndaj kryedemokratit Basha kanë vijuar edhe në seancën plenare të kësaj të hëne. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka hedhur aludime mbi financimin e PD-së. Ai pretendon se demokratët financohen nga rusët dhe thotë se drejtësia shqiptare ka dështuar të hetojë lidhjen e tyre.

"Për çështjen e financimit të partive politike, ajo është një çështje që duhet forcuar legjislacioni. Nuk e kemi një ligj që garanton që partitë të mos financohen nga para me burime të paligjshme. Dështimi i institucioneve të drejtësisë shqiptare për të hetuar siç duhet rastin e financimit të PD-së të bëj publik me prova se si nga një kompani guackë në Edinbugh të Skocisë, persona të caktuar me origjinë apo me pasaporta ruse ua dhanë zemër për të financuar Lulzim Bashën është një fakt që sot nuk është hetuar, që sot përsëri është një sirenë alarmi se si parti politike mund të bien pre e financimeve nga vende që nuk janë aspak miqësore me Shqipërinë. Biem të gjithë dakord që Rusia nuk është një vend miqësor me Shqipërinë", tha Balla.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI