Flash

Rama flet për vaksinën anti-Covid dhe negociatat për të

Lapsi.al 16 November 2020
Rama flet për vaksinën anti-Covid dhe negociatat për të

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvnd rreth negociatave për vaksinën anti-Covid që pritet përdoret në Shqipëri.

Rama u shpreh se i është paguar kapari kompanisë “Covax” dhe zbuloi se është në bisedime me presidenten e BE-së dhe kryeministrat homologë lidhur me vaksinimin e popullsisë.

“Ndihma ekonomike do të jetë e dyfishuar. Sot qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin për Covax.

Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajit që vijnë. Jemi në komunikim të përditshëm me BE, kam pasur bisedë të gjatë me presidenten, disa nga kryeministrat për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë, duke marrë parasysh që vaksina do të dalë për sasitë e disponueshme nuk do të jenë menjëherë të atilla që do të mbulojnë të gjithë popullsinë e Evropës.

Ne kemi të njëjtën strategji për vaksinimin falas te grupet vulnerabël dhe për ta shtrirë të gjitha shtresat e shoqërisë. Sot jemi gati për të patur akses, dhe po punojmë për të patur aleancat e duhura, jam optimist që BE do të jetë gjithëpërfshirës në strategjinë e vet për të garantuar vaksinimin e popullsive dhe Shqipëria do të jetë pjesë”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI