Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Shqipëri/ 597 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 15 November 2020
Shqipëri/ 597 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID-19 në 24

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 597 persona, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 11 qytetarë.

Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 27,830, kurse ai i viktimave në 623.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

Një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana, një 56 vjeçare nga Dibra, një 65 vjeçar nga Lushnja, një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

 

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 597

Të shëruar ne 24 orë 122

Të shtruar në spitale 393

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2,501

Testime totale 155,650

Raste pozitive 27,830

Raste të shëruara 12,889

Raste Aktive 14,318

Humbje jete 623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6891

Durrës 1218

Fier 1076

Korçë 892

Shkodër 852

Elbasan 771

Vlorë 641

Lezhë 638

Berat 438

Gjirokastër 416

Kukës 339

Dibër 146

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria ditën e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteo...

10:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI