Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Policia bën kërdinë në Tiranë, prangos 7 persona (Akuzat)

Lapsi.al 15 November 2020
Policia bën kërdinë në Tiranë, prangos 7 persona

Shtatë persona kanë rënë në pranga në Tiranë, ku njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, bëri me dije policia.

U kap dhe u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse kundërshtoi punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakord për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria ditën e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteo...

10:43

Për një grusht votash më shumë

Nga Astrit Patozi Nëse thua se je duke u bezdisur nga opozita e Bashës, që e ka kthyer prej kohësh në kalë beteje temën e Covid 19, të paktën mund t'i shman...

14:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI