Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Basha takon përfaqësuesit e shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara: Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë (VIDEO)

Lapsi.al 14 November 2020
Basha takon përfaqësuesit e shoqatës së Personave me

“Për ne do ishte shumë mirë ajo paketa që ju ia propozuar qeverisë!” Kështu i thanë anëtarë të shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, kryetarit të PD-së Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar me ta.

Basha gjatë bisedës dëgjoi problematikat me të cilat përballen këta persona në kushtet e pandemisë së COVID-19.

"Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare", - tha Basha.

Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje.

"Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike.

Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar", - u shpreh Mark Zefi, Shoqata e Invalidëve të Punës.

Kurse Mirela Juka nga fondacioni “Down Sindrom Albania” tregoi sot në takimin me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, problemet e rëndë që po përjetojnë personat em këtë sindromë dhe familjet e tyre në kushtet e pandemisë dhe të papunësisë.

Juka tha se kjo kategori ndjehet e diskriminuar duke mos u përfshirë në paketat e ndihmës.

"Po nis nga fillimi duke qenë se ne si organizatë që ofrojmë shërbime sociale menduam që të kishim dhe ne një paketë mbështetje në momentin që kaluam në “lockdown”.

Kjo nuk ndodhi dhe biles patëm një diskriminim në publik duke thënë që donatorët vazhdojnë dhe i mbështesin organizatat dhe kjo nuk ishte e vërtetë nuk kishte një studim për këtë dhe u bë një paragjykim si të thuash gjithë organizatat u vendos që të mos ishin pjesë e paketave. Fëmijët që nuk marrin shërbime është një dëmtim i shoqërisë si ekonomike si sociale dhe është problem shumë i madh në të ardhmen. Një problem tjetër që pamë në këtë periudhë ishin problem psikologjike stresi dhe të gjitha në familje", - u shpreh zonja Juka.

Të këshilluara

Covid i merr jetën aktorit shqiptar

Aktori i njohur shqiptar, Valter Gjoni ka humbur betejën pas infektimit me COVID-19 në moshën 66 vjeçare. Valter Gjoni, ishte aktor dhe regjizor në Trupën Artis...

08:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI