Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Pandemia në Greqi, Mitsotakis: Na presin javë të vështira

Lapsi.al 12 November 2020
Pandemia në Greqi, Mitsotakis: Na presin javë të vështira

Ditën e sotme kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur në lidhje me situatën aktuale pandemike në vendin fqinj.

Ai tha se vendin e presin javë të vështira dhe siguroi për mbështetjen ekonomike ndaj tyre.

“Javët e ardhshme do të jenë të vështira. Ato janë gjithashtu të vështira për bashkëqytetarët tanë që punojnë, të cilët po përballen me pasoja ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne thamë që posaçërisht për nëntorin do të dyfishojmë kompensimin në punën e paguar dhe do ta sjellim atë në 800 euro . Ne do të mbështesim familjet më të rrezikuara,” tha kryeministri grek.

Mitsotakis tha se me fillimin e vitit të ri do të qarkullojë vaksina dhe shpreson se viti 2021 do të jetë “viti i rifillimit”.

“Sot nuk ecim pa drejtim. Ne nuk e dimë kur do të arrijmë majën, por ne e shohim atë dhe kjo është vaksina. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur deri në fund. Ne do të kemi vaksina nga janari. Mbase tani që po përballemi me ditët më të vështira të errëta, do të kapërcejmë vështirësitë dhe do të dalim fitimtarë me sa më pak lëndime, në mënyrë që në vitin 2021 “të jetë viti i rifillimit”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI