Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Lul Berisha mund OFL-në: Pas makinës i kthehet edhe nafta

Lapsi.al 12 November 2020
Lul Berisha mund OFL-në: Pas makinës i kthehet edhe nafta

Lulzim Berishës i rikthehet nafta e sekuestruar disa muaj më parë nga Operacioni Forca e Ligjit.

Bëhet me dije se prokuroria e Durrësit ka kërkuar heqjen e sekuestros për 1.2 milionë litra nafte.

Pak ditë më parë gjykata i ktheu makinën e blinduar tip BMW si dhe licencën e shoqërisë “Rajan 2007”, përfshirë të gjitha të drejtat për të tregtuar dhe vazhduar biznesin në hidrokarbure.

Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

OFL arsyetoi asokohe se subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit, shkruan ABC News.

Lul Berisha, një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit, u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, ai rifitoi lirinë, pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët. Në zonat jugore ka mundësi për reshje të izoluara ...

08:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI