Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Krimi kibernetik, 9 të arrestuar në Kosovë

Lapsi.al 12 November 2020
Krimi kibernetik, 9 të arrestuar në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet gjermane pas hetimeve disamujore dhe shkëmbimit të informacioneve në 13 lokacione të ndryshme ka arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë (disa prej tyre në flagrancë) për krime kibernetike dhe mashtrim.

Në këtë komunikatë sqarohet se “ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B., në bashkëveprim me njëri tjetrin, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme, përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonit me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare që operojnë në Republikën e Kosovës, të ju dërgojnë mjete financiare (para) në vlera të ndryshme”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike gjatë ditës janë kontrolluar 13 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, ku janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë (disa prej tyre në flagrancë).

“Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar, të gjitha provat relevante të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale”, thuhet në komunikatë.

Në cilësi të provave janë sekuestruar:

–           35 (tridhjetë e pesë) shtëpiza kompjuteri;

–           31 (tridhjetë e një) monitorë kompjuteri;

–           4 (katër) llaptopa;

–           1 (një) veturë Audi A8;

–           15 (pesëmbëdhjetë) telefona

–           5 (pesë) USB;

–           53 (pesëdhjetë e tre) CD;

–           2 (dy) revole me gaz;

–           52 (pesëdhjetë e dy) copë municion;

–           Dokumentacion i ndryshëm (fletore, dorëshkrime etj.).

“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tetë (8) të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z janë dërguar në mbajtje, ndërsa, e dyshuara me inicialet H.B., është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI