Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Raporti që çoi Thaçin në Hagë/ Përplasje dhe akuza të ashpra mes Ramës dhe Metës

Lapsi.al 7 November 2020
Raporti që çoi Thaçin në Hagë/ Përplasje dhe

Përplasje Rama - Meta për raportin e Dick Martyt në Këshillin e Europës, raport mbi të cilin ngrihen akuzat që bënë një pjesë të kupolës politike të Kosovës të shoqërohet për gjykim ndërkombëtar për krime kundër njeriut.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një postim në rrjetet sociale, presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, me pyetjen përse e kanë votuar pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës.

Ndërsa kreut të PD, Lulzim Basha, i drejtohet me pyetjen nëse ka  gjë për të thënë mbi këtë çështje.

Në një postim në Tëitter, Rama shkruan:

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS??” 

Nga Presidenca reagon zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi. Ky i fundit ftoi Ramën të dalë në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar që të marrë përgjigjen sy më sy.

Po ashtu Presidenca pyet Ramën se kush e urdhëroi të padiste Ramush Haradinajn për shpifje dhe pse nuk shkoi në gjyq me të.

Gjithë ky debat ka filluar pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit që janë tashmë në paraburgimin e Hagës. Zëra opozitarë kanë akuzuar Ramën se e ka çuar Thaçin në Hagë duke e akuzuar si bashkëpuntor i Vuçiçit, por ky i fundit ka mbështetur me deklarata luftën e UÇK si dhe ka dalë kundër procesit gjyqësor të hapur ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Sot ai ka shtruar disa pyetje, kryesisht Berishës e Metës se pse votuan pro raportit të Dick Marty në të cilin flitej për krime lufte nga UÇK, por Presidenca preferon mos përgjigjet duke e ftuar në përballje me Metën.

"Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Tëitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t'i shpëtuar kurrë!

2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!

3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!" - shkruan Blushi në Facebook.

Rama nuk vonoi të flasë sërish. Kryeministri i tha Metës se dielli s’mbulohet me shoshë dhe as e vërteta me lehje e me dehje, por Presidenti duhet t’i shpjegojë popullit pse e votoi pro raportin në Këshillin e Europës.

Po ashtu kryeministri këshillon Metën mos e lëshojë gjuhën jashtë kontrollit sepse turpëron keq dëshmorët për të cilët pretendon se i do.

|Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)" - shkruan ai. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI