Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Në prag të fitores, Biden thotë se numrat janë në favor të tij

Lapsi.al 7 November 2020
Në prag të fitores, Biden thotë se numrat janë në favor

Kandidati presidencial demokrat i SHBA-së Joe Biden deklaroi se të gjitha të dhënat nga përpunimi i vazhdueshëm i votave në shtetet kyçe tregojnë se ai është në rrugën e duhur për të marrë postin nga presidenti aktual Donald Trump. “Shifrat na tregojnë një tregim të qartë dhe bindës se do të fitojmë këtë garë”, tha Biden.

“Totali i votave tona është ende në rritje. Ne jemi duke mposhtur Donald Trump-in me mbi katër milionë vota, dhe kjo diferencë po rritet gjithashtu”, shtoi ai.

Ish-nënpresidenti amerikan përmendi një seri numërimesh në të cilat ai jo vetëm që ka ulur hendekun me Trump-in, por në fakt e ka tejkaluar dhe rritur epërsinë e tij, ndërsa zyrtarët e zgjedhjeve numërojnë fletëvotimet me postë.

Këto shtete përfshijnë Pennsylvania-n, e cila ka 20 delegatë të Kolegjit Zgjedhor. Ai kryeson me gati 29.000 vota atje, si dhe në Gorgia Biden ka një avantazh shumë më të ngushtë, por në rritje, ku aktualisht është në epërsi me gati 4.400 vota.

Ndërkohë, Biden ka vazhduar të ruajë epërsinë e tij në Nevada, ku ka një avantazh prej gati 2 për qind.

Një fitore në cilindo prej atyre shteteve do ta vendoste Biden-in në pragun e Kolegjit Zgjedhor të 270 votave të nevojshme për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Me 214 delegatë, Trump ende mund teorikisht të tejkalojë shifrën 270, por rruga e tij është shumë më e vështirë se ajo e Biden-it.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI