Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Arrestohet një shpërndarës kokaine në Elbasan

Lapsi.al 7 November 2020
Arrestohet një shpërndarës kokaine në Elbasan

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar policor “BEFASIA”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Operacioni, ku u arrestua një 51 vjeçar që shpërndante kokainë, u zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Policia po ashtu i sekuestroi këtij personi40 doza kokainë, 1 aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

O.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë hetimit disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI