Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Akuzat e Jozefina Topallit ndaj Bashës dhe partia e re, thyen heshtjen Sali Berisha

Lapsi.al 7 November 2020
Akuzat e Jozefina Topallit ndaj Bashës dhe partia e re, thyen heshtjen Sali

Ish-kryeministri Sali Berisha për partinë e re të Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim”, duke thënë se ky është një ushtrim i të drejtës themelore për këdo. Ai theksoi se do qëndrote me PD-në deri në fund.

“PD dhe opozita do të fitojë zgjedhjet bindshëm, bindshëm. Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore. Unë përshëndes partinë demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Akuzat e Topallit ndaj Bashës, a keni një koment? 

Topalli dhe cilido është i tillë të bëjë të gjitha grupimet dhe klasifikimet, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë.

E keni uruar Topallin për partinë e re?

Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD.

Janë disa figura të vjetra të PD që kanë marrë nisma të reja, sa është koha për një bashkim të PD dhe sa dëmtohet PD nga këto? 

Koha për të bashkuar mbi bazë programi është gjithnjë opsion real, por se çfarë do të ndodhë, unë jam tërësisht i çliruar nga çdo lloj funksioni në PD.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI