Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Mediat gjermane: Thaçi në Hagë, lajm i mirë

Lapsi.al 6 November 2020
Mediat gjermane: Thaçi në Hagë, lajm i mirë

Në një analizë të gazetës gjermane, "Frankfurter Allgemeine Zeitung" të premten theksohet se megjithëse, zgjati me dekada, Hashim Thaçi, që deri të enjten ishte president i Kosovës vërtet duhet të përgjigjet për krime lufte para drejtësisë.

"Ky është një lajm i mirë, edhe pse sigurisht për Thaçin vlen prezumimi i pafajësisë si për këdo të akuzuar tjetër." FAZ e përshëndet hetimin e rolit të UÇK-së në vitet 90-të. "Megjithë qartësinë për rolet e ndara në vitet 90-të - Serbia ishte agresori që shtypte shqiptarët e Kosovës - ishte e shqetësuese që krimet e rebelëve të UÇK-së, që padyshim ka pasur, mbetën për një kohë kaq të gjatë pa u ndëshkuar. FAZ vlerëson se Thaçi u tregua kooperativ, nuk e shau gjykatën. "Nga Beogradi jemi mësuar me një sjellje tjetër të të akuzuarve."

Edhe gazeta gjermane "Süddeusche Zeitung" i kushton vëmendje dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe largimit të tij në Hagë.

"Tanimë Hashim Thaçin që në luftë vepronte me pseudonomin "Gjarpri" e kap e shkuara e tij. Një Gjykatë Speciale me seli në Hagë konfirmoi akuzën kundër tij për krime lufte. E ditur ajo u bë që në qershor. Atëherë Thaçi premtoi, se do të dorëzojë postin, nëse gjykata e konfirmon akuzën. Të enjten 52 vjeçari u dorëhoq si kreu i shtetit, pasdite me një avion të posaçëm ai u dërgua nga Prishtina në Hagë. [...]Thaçi ka luajtur gjithmonë një lojë të dyfishtë: Hapur ai mbështeste punën e drejtësisë, në prapaskenë ai përpiqej me ndihmën e parlamentit të zhbënte Gjykatën Speciale. Dëshimtarë të mundur ai i qetësonte me poste apo nderime. Nga perëndimi ai u mor me të mirë për një kohë të gjatë. Thaçi në vitet e shkuara si një partner i besueshëm donte të bëhej i pazëvendësueshëm", shkruan gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung".

Kurse gazeta gjermane "Tageszeitung" nënvizon se, pas konfirmimit të aktakuzës, presidenti Thaçi largohet nga posti.

"Thaçi ka theksuar deri më tani pafajësinë e tij. Nuk ka asnjë provë, që ai e ka shkelur ligjin, tha ai. Edhe këshilltari i tij, Ardian Arifaj tregohet optimist. 'Në rastin e akuzave për tregti me organet pas fajësimeve të juristit zviceran dhe raportuesit për Këshillin e Europës, Dick Marty në vitin 2010 ka pasur hetime intensive të institucioneve ndërkombëtare. Të gjithë nuk mund të gjenin asnjë provë për fajësimet', tha ai të enjten për taz."

Ndërsa gazeta "Neue Zürcher Zeitung" nën titullin "Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi jep dorëheqjen" nënvizon se "lufta e Hashim Thaçit kundër Gjykatës së Posaçme zgjati më shumë se 5 vjet. Qëllimin e tij për t'i shpëtuar një procesi gyjqësor mbi rolin e tij në luftën për pavarësi të Kosovës, presidenti i shtetit më të ri të Europës nuk e arriti."

Në një analizë tjetër po të së premtes me titullin "Rënia e madhe", gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan, se 12 vite pasi Hashim Thaçi shpalli me ceremoni pavarësinë e Kosovës, ai do të përgjigjet për krime lufte para gjykatës.

"Vërtet që u akuzuan dhe dënuan oficerë serbë dhe autorë të tjerë për krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës në vitet 90-të, por veprat kriminale të UÇK-së, megjithëse në një masë më të vogël, se ato të agresorëve serbë, mbetën për një kohë të gjatë të pandëshkuara. Arsyeja kryesore për këtë: Në Kosovë sundon një klimë e frikës. Rebelët e djeshëm pas fundit të luftës në Kosovë dhe dëbimit të shtetit serb në vitin 1999 krijuan partitë e veta dhe ishin kështu edhe në kohën e paqes njerëz të fuqishëm. Gati askush nuk guxonte të bënte pohime kundër veteranëve të UÇK-së. E kush i hyri këtij rreziku ai e kishte punën keq. Aksidente automobilistike të pashpjegueshme me fund vdekjeprurës, 'vetëvrasje' dhe sulme në prita mund të ishin pasoja. Carla del Ponte dhe ekipi i saj ndeshën në Kosovë me një mur të heshtjes." /DW

Të këshilluara

Reagon Trump: Nuk heq kurrë dorë nga lufta

Ekipi i Presidentit Donald Trump ka lëshuar një deklaratë ku thotë se "populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dh...

20:31

ONE përmirësohet çdo ditë

One Telecommunications arrin mbulimin 4G më të gjerë në Shqipëri. Tashmë, 98.1% e popullsisë kanë akses në rrjet 4G. Peshkopia ishte stacioni i fundit që u inst...

19:03

Brataj: Tirana do bëhet zonë e kuqe

Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi afro 175 vatra të Covid janë vetëm në kry...

17:54

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI