Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Ata që po guxojnë të përflasin Amerikën nga Tirana

Lapsi.al 6 November 2020
Ata që po guxojnë të përflasin Amerikën nga Tirana

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, duke reaguar mbi diskutimet në Shqipëri për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, thotë se ia vlen të shikosh se si numërohet në qendrat e votimit në Xhorxhia dhe të Pensilvanis, për të kuptuar standardin amerikan dhe perëndimor.

Sipas tij, fakti që guxojnë të heqin paralele mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i mbyll vetë të gjitha diskutimet.

Patozi shprehet se mjafton të përfytyrosh tavolinat e votave në Shqipëri ku komisionarët vjedhin njëri-tjetrin.

Reagimi i plotë:

Është për të vënë kujën, kur lexon apo dëgjon delirantë dhe sharlatanë nga anët tona, që përflasin këto ditë me kaq shumë pasion zgjedhjet amerikane.

Në shumicën e rasteve nuk e kanë nga budallallëku apo nga injoranca. Sepse më të zellshmit prej tyre janë hajdutët recidivë të votave, të cilët kërkojnë të gjejnë shokët e tyre edhe aty ku s’janë. Ngaqë duan të na mbushin mendjen se kështu është kudo në botë, ndaj edhe nuk kemi pse ua marrim për të madhe vesin e tyre çdo dy vjet, sa herë që votohet në Shqipëri.

Natyrisht, nuk kam rrjedhur ende që të hyj në debat me ta për vlerat e çertifikuara amerikane dhe perëndimore, sepse do të ishte mundim i kotë. Fakti që guxojnë të heqin paralele mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i mbyll vetë të gjitha diskutimet.

Por meqë jemi tek kjo temë, ia vlen të shikosh vetëm një moment, se si po numërohet në qendrat e Xhorxhias dhe të Pensilvanisë, ku po vendoset në një farë mënyre, jo vetëm e ardhmja e Amerikës, por e gjithë botës mbarë.

Secili numërues, në punë të vet, që ndan kapicën e votave, pa i hedhur sytë fare nga kolegu përbri, ndërkohë që vendoset me një diferencë tmerrësisht të ngushtë për njeriun më të pushtetshëm të globit.

Përfytyro tavolinat tona të numërimit me 4 apo më shumë çakenj, që ruajnë dhe vjedhin njëri-tjetrin, por më shumë ata që nuk kanë fare përfaqësues, për të zgjedhur këshilltarin e bashkisë së Këlcyrës apo për deputetin e Libofshës.

Ndaj edhe ata që po qesëndisin këto ditë zgjedhjet amerikane janë kryesisht nga kategoria e atyre që i duan patjetër militantë politikë komisionerët dhe numëruesit e proceseve tona të shëmtuara dhe të manipuluara elektorale.

Të këshilluara

ONE përmirësohet çdo ditë

One Telecommunications arrin mbulimin 4G më të gjerë në Shqipëri. Tashmë, 98.1% e popullsisë kanë akses në rrjet 4G. Peshkopia ishte stacioni i fundit që u inst...

19:03

Brataj: Tirana do bëhet zonë e kuqe

Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi afro 175 vatra të Covid janë vetëm në kry...

17:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI