Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Lideri Suprem i Iranit: Rezultati zgjedhor nuk e ndryshon politikën ndaj SHBA-së

Lapsi.al 3 November 2020
Lideri Suprem i Iranit: Rezultati zgjedhor nuk e ndryshon politikën ndaj

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Teheranit ndaj Uashingtonit. Duke folur një ditë para përvjetorit të 4 nëntorit të vitit 1979, marrjes së pengjeve amerikane në Ambasadën amerikane në Teheran, Khamenei ka thënë se politika afatgjatë e Iranit nuk bazohet në atë se kush fiton në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka shkëputur lidhjet diplomatike me Teheranin për shkak të pushtimit të ambasadës dhe marrjes së pengjeve amerikane për 444 ditë.

“Politika jonë drejt Shteteve të Bashkuara është qartësisht e ditur dhe nuk ndryshon nga lëvizjet e individëve. Nuk ka rëndësi për ne kush vjen dhe kush shkon”, ka thënë Khamenei në një fjalim që është transmetuar nga një televizion i kontrolluar nga shteti.

Autoritetet kanë anuluar këtë vit marshet e organizuara nga shteti për të shënuar pushtimin e ambasadës, për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së koronavirusit të ri, i cili sipas të dhënave zyrtare ka lënë të vdekur 36,000 persona në Iran. Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore, dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike, të cilat kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane. Teherani është përgjigjur duke hequr dorë gradualisht nga përkushtimet që ka bërë në marrëveshjen bërthamore. Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden është zotuar se do t’i rikthehet marrëveshjes së vitit 2015, nëse Teherani e zbaton atë plotësisht. Kjo marrëveshje parasheh lirimin e Iranit nga sanksionet në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor./REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI