Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Një indigjene vendoset për herë të parë ministre e Jashtme në Zelandën e Re

Lapsi.al 2 November 2020
Një indigjene vendoset për herë të parë ministre e

Partia Laburiste në Zelandën e Re, nën udhëheqjen e kryeministres Jacinda Ardern, e cila fitoi zgjedhjet më 17 tetor, për ministre të Jashtme emëroi një politikane, pjesëtare e indigjenëve të popullit Maori.

Sipas mediave lokale, Nanaia Mahuta e cila në qeverinë e mëparshme të koalicionit ishte ministrja e Shtetit për Autoritetet Lokale dhe Zhvillimin e Popullit Maori, u bë kryediplomatja e parë e vendit nga ky popull.

Ardern dhe Partia e saj Laburiste në zgjedhje fitoi 49% të votave, duke siguruar 64 vende në Parlamentin prej 120 vendesh, ndërsa prej vitit 1996 për herë të parë në vend është hapur rruga për qeverisjen e një partie të vetme në pushtet.

Mahuta, kur u zgjodh në vitin 1996 në Parlament ishte gruaja e parë deputete nga populli indigjen. Ajo përfaqëson rajonin Te Tai Hauauru ku jeton populli Maori.

Në mjekrën e saj, paraardhësit e së cilës janë udhëheqësit e popullit Maori, gjendet një tatuazh tradicional i quajtur “Moko kauae”.

Afërsisht gjysma e Parlamentit të ri të Zelandës së Re përbëhet nga deputete gra.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI