Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Pas 112 ditësh izolim, asnjë rast i ri me COVID-19 në Australi

Lapsi.al 1 November 2020
Pas 112 ditësh izolim, asnjë rast i ri me COVID-19 në Australi

Pas pothuajse pesë muajsh, Australia nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19.

Shteti i Viktorias – epiqendra e valës së dytë me koronavirus në Australi – ndërkaq, për të dytën ditë me radhë nuk regjistroi asnjë rast të ri. Ky shtet, ka qenë në izolim për 112 ditë. Autoritetet shëndetësore thanë se masat kufizuese, të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, do të lehtësohen në ditët e ardhshme.

“Faleminderit të gjithë punëtorëve të mrekullueshëm shëndetësorë dhe publikë, por mbi të gjitha popullit australian”, tha në një postim në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt.

Australia ka regjistruar 27,500 raste me koronavirus dhe 900 të vdekur, që prej fillimit të pandemisë. Ky shtet, që ka 25 milionë banorë, ka aplikuar masa të izolimit dhe testime për koronavirus, me qëllim që ta mbajë nën kontroll virusin. Shteti i Viktorias – ku kanë ndodhur 90 për qind të vdekjeve nga COVID-19 – ka pasur në fuqi ndër masat më të rrepta të izolimit në botë. Melburni – qyteti më i madh në Viktoria – ka nisur që të dalë nga izolimi më herët gjatë kësaj jave, pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI