Flash

Fotot që rrëzojnë propagandën me kantierët 3D të ndërtimit të Ramës, PD: Pasi fiket regjia nuk punon më askush

Lapsi.al 31 October 2020
Fotot që rrëzojnë propagandën me kantierët 3D të

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e djeshme kantierin e lagjes së parë të Tiranës, të lokalizuar në "5 Maj" ku do të strehohen 11 mijë banorë të cilët kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Puna në kantier po ecte sicc duhet, ose të paktën kështu dukej nën lupën e kamerës së kryeministrit. Megjithatë sapo janë fikur kamerat pamja ka ndryshuar katërcipërisht.

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme, propagandën në projektet e rindërtimit. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa shprehet se aty ku shkon kryeministri shkojnë dhe mjetet e rëndë, por se sapo fiket regjia, puna ndërpritet. Zhupa ka publikuar disa foto ku qartazi duket se pas aktivitetit të kryeministrit në sheshet e rindërtimit ndërpritet puna.

“Përtej transmetimeve me regji qendrore, në gërmadhat ku shfaqet nuk punohet më. Sapo fiken kamerat, punëtorët ikin dhe makineritë heshtin. Kështu ndodhi në shkollën Sami Frashëri, dhe po kështu sot në rrugën 5 maji ku u prezantua në 3D kompleksi i banimit”, shkruan Zhupa.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI