Flash

Tabaku: Po bëhet teatër, nuk ka nisur ndërtimi i gjimnazit 'Sami Frashëri'

Lapsi.al 29 October 2020
Tabaku: Po bëhet teatër, nuk ka nisur ndërtimi i gjimnazit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, akuzon kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për manipulim të situatës dhe të vërtetës në lidhje me ndërtimin e gjimnazit "Sami Frashëri".  Tabaku tha se shkolla Sami Frashëri u shemb në mes pandemie pa projekt dhe se dokumentat e tenderit ende nuk janë shpallur.

"Kjo është pamja e vendit të krimit ku u shemb shkolla Sami Frashëri pa projekt dhe pa plan. Sot,pasi ne deshmuam te verteten se nuk ka nisur asnje punim mberriti teatri me regji qendrore me gjoja punëtorë që nisin punimet, me aktorët e qeverisë dhe padyshim manipulatorin Veliaj. Por fotot tregojne qarte se nuk po behet asnje gram punë.

E gjithë skena e sotme me regjine e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës ne perpjekje te deshtuar për t’i mbushur mendjen qytetareve se ketu po punohet.

Fakt mbetet që shkolla Sami Frashëri u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentat e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s’e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.

Kjo bandë manipulatorësh besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat. Janë fatkeq dhe të këqinj. E vërteta nuk mund te fshihet me letra te ngjitura mureve te shkolles sado të lodhen stafi propagandës dhe skenaristët e gënjeshtrave.

Faktet janë gjithmonë më të forta të çdo formë propagandë. Ne do të jemi aty për të treguar të vërtetën, për të dëshmuar gënjeshtrat dhe abuzimet me rindërtimin e gjimnazit Sami Frashëri dhe shumë shpejt për të drejtuar Shqipërinë drejt normalitetit, punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë", shprehet Tabaku.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI