Flash

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Avni Mula

Lapsi.al 29 October 2020
Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Avni Mula

Shuhet një tjetër yll i muzikës shqiptare! Kompozitori Avni Mula ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vet e bija, tenorja e famshme Inva Mula. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Inva Mula shkruan fjalë prekëse dedikuar gjigandit të këngës shqiptare, ku spikat ‘Valsi i Lumturisë’.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, - shkruan e bija, Inva Mula.

Homazhet për artistin e Popullit Avni Mula, këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve.

KUSH ISHTE AVNI MULA

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Ne Stadium”.

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”.

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI