Flash

Infektohet me koronavirus ministrja Belinda Balluku

Lapsi.al 29 October 2020
Infektohet me koronavirus ministrja Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është infektuar me koronavirus.

Në një mesazh në ‘Facebook’, ministria E Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se gjendja shëndetësore e ministres Balluku është e mirë, me simptoma të lehta.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të këshilluara

Studimi/ Çfarë i ndodh trurit gjatë seksit

E dini se truri është organi më i fuqishëm për sa i përket seksit? Po e vërtetë. Zbuloni më poshtë disa fakte interesante… Një nga gjërat e fundit që iu shko...

00:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI