Flash

Tetë eurodeputetë letër të hapur Ramës: Prisni mendimin e Komisionit të Venecias para miratimit në Kuvend

Lapsi.al 28 October 2020
Tetë eurodeputetë letër të hapur Ramës: Prisni mendimin

Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit të Shqëipërisë Edi Rama për Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojën nesër në Kuvend.

Një ditë pasi për çëhstjen u shpreh edhe Venecia, e cila kërkoi kohë deri në dhjetor, eurodeputetët shprehen se kryeministri duhet të presë patjetër opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, anëtarët e nënshkruar të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, jemi duke ju shkruar me shqetësimin më të madh në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që ishte miratuar nga mbështetja e madhe ndër-partiake që rekomandon hapjen e negociatave me BE sa më shpejt, pasi Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe e duhur e zbatuar në zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit 2021, e në vazhdim.

Ne u tronditëm kur mësuam se ju keni thyer në gërmë dhe frymë Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën duke miratuar ndryshime të njëanshme veçanërisht në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të fitoni përparësi në shpërndarjen e mandateve parlamentare pas ditës së zgjedhjeve.

Ne kemi marrë parasysh që Kryetari juaj i Shtetit ka kërkuar një mendim nga Komisioni i Venecias mbi këto ndryshime dhe që Komisioneri Evropian për Zgjerimin në mënyrë të përsëritur ju këshillon të përmbaheni nga votimi i ndryshimeve, prisni mendimin e Komisionit të Venecias

dhe t’i përmbahen asaj.

Ky mendim pritet në dhjetor duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor para

Zgjedhjet e përgjithshme të prillit 2021, siç thuhet në kushte, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të thirrur Konferencën e parë Ndërqeveritare,

e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI