Flash

Italianët e INC fitojnë tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas

Lapsi.al 28 October 2020
Italianët e INC fitojnë tenderin për ndërtimin e

Zbatimi i projektit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas, iu akordua dje kompanisë Italiane INC S.P.A nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.

Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe u miratua në vitin 2016 me qëllimin kryesor rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës (terminalit të Transportit Publik të Tiranës) dhe qytetit të Durrësit. Ai përfshin gjithashtu ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Tenderi ishte shpallur në 31 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar të BERZH, në tender dhanë ofertë tre kompani:

-Indianët e  STS-KALPATARU (KPTL) J.V ofruan 92.29 milionë euro.

-Kinezët e SINOHYDRO- EEB J.V.A ofruan 92.53 milionë euro.

-Italianët e  INC S.P.A dhanë ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro.

BERZH njofton se pas vlerësimit të ofertave, fituesi u shpall kompania italiane INC S.P.A, me 69.7 milionë euro.

Sipas faqes zyrtare të internetit, INC S.P.A është themeluar në fund të viteve ’60 nga familja Dogliani dhe sot është një nga kompanitë kryesore në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha dhe është pjesë e grupit FININC Spa.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

Ky projekt është në linjë me dy ndërhyrje të tjera të planifikuara në Korridorin 8 dhe në Korridorin Mesdhetar në Shqipëri, si më poshtë:

– Rruga 2: Durrës – Vorë – Shkodër – Hani Hotit / kufiri me Malin e Zi (140 km)

-Korridori 8 Durrës – Vlorë – Pogradec / kufiri me Maqedoninë e Veriut (137 km).

Të këshilluara

Infektohet me koronavirus Albin Kurti

Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me COVID 19. Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një shkrimi në Facebook. POSTIMI Të nderuar anëtarë të L...

09:23

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

08:42

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI