Flash

Meta i nis letër me shqetësimet për koronavirusin, Rama përgjigjet ashpër

Lapsi.al 28 October 2020
Meta i nis letër me shqetësimet për koronavirusin, Rama

Edi Rama dhe Ilir Meta janë përplasur sërish, kësaj radhe për një letër me pyetje nga Presidenti mbi menaxhimin e situatës me pandeminë në vend. Letra iu dërgua ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Në letër thuhet se “situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”. 

Rama nuk vonono ti përgjigjet ashpër Presidentit.

Çfarë thotë Meta 

Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.

Letra e Metës 

Referuar informacioneve zyrtare, situata e pandemisë COVID-19 është rënduar dukshëm javët e fundit në vendin tonë.

Sa më sipër, mendoj se duhet bërë një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Elementët themelorë, të përcaktuara qartë nga OBSH, si testimi, gjurmimi dhe trajtimi, kërkojnë natyrshëm një intensifikim të jashtëzakonshëm të masave për realizimin e plotë të tyre.

Duke pasur parasysh që Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Evropë, çfarë masash janë marrë për të shtuar këtë numër? A ka ndonjë parashikim se kur dhe sa do të rritet numri i testimeve në ditët në vijim?

A kemi staf mjekësor dhe mbështetës mjaftueshëm për të siguruar gjurmimin e kontakteve, veçanërisht me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19.

Çfarë përpjekjesh janë bërë për vënien në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, si në nivel testimi ashtu edhe diagnostikimi dhe mjekimi të pacientëve që mjekohen ambulatorisht?

Çfarë masash janë marrë për rimbursimin e shpenzimeve për mjekim apo kontroll të pacientëve, që mjekohen ambulatorisht, duke pasur parasysh që këto shpenzime kapin vlera shumë të larta për qytetarët shqiptarë?

Për sa i takon trajtimit, vërehet qartë se të dy strukturat e përcaktuara, spitalet COVID1 dhe COVID2 janë tepër të ngarkuara.

Sa kapacitete spitalore dhe reanimatore janë vendosur në dispozicion të të sëmurëve Covid dhe sa në dispozicion të të sëmurëve të tjerë me sëmundje kronike ose jo, të cilët kanë vështirësi në marrjen e ndihmës mjekësore?

A ka një plan koordinimi midis sistemit shëndetësor publik e atij privat për testimin, gjurmimin dhe kurimin sa më të mirë të pacientëve të prekur nga Covid-19?

Si është planifikuar vaksinimi stinor dhe sa është përqindja e popullsisë me risk të lartë, e vaksinuar deri në këto momente?

Çfarë masash janë marrë për sigurimin e vaksinës dhe për vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19 dhe si mendohet të kryhen fazat e këtij vaksinimi menjëherë mbas daljes së vaksinës?

A janë planifikuar në buxhetin e shtetit fonde të mjaftueshme për përballimin e pandemisë Covid-19, në rritje dhe pasojat e saj në shëndetin e popullsisë?

Sa financime janë kryer deri tani, sa janë parashikuar të kryen në javët dhe muajt e ardhshëm dhe cilat janë instrumentet financiare që do të përdoren për të përballuar situatën shëndetësore që po përkeqësohet dita ditës?" - mbyllet letra e Metës.

Çfarë thotë Rama 

Edi Rama i është përgjigjur Ilir Metës për letrën e këtij të fundit me 11 pyetje për situatën e COVID-19 dhe masat. Rama i kërkon Metës mos ndërhyjë në punët e ekspertëve por të vendosë vetë maskën si dhe të mbledhë LSI-në që mos bëjë thirrje kundër kësaj mase.

Postimi i Ramës  

Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Infektohet me koronavirus Albin Kurti

Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me COVID 19. Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një shkrimi në Facebook. POSTIMI Të nderuar anëtarë të L...

09:23

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

08:42

Covid 'mbërthen' Kosovën, mbyllen 14 shkolla

14 shkolla në Kosovë janë detyruar t’i zhvendosin orët e mësimit në internet pasi gati 280 nxënës dhe mësues po rezultojnë të infektuar me kovidin-19. Lajmin pë...

20:45

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI