Flash

Lubonja: Partitë e reja ndihmojnë Ramën, do t’i blejë me oligarkë si Putini

Lapsi.al 28 October 2020
Lubonja: Partitë e reja ndihmojnë Ramën, do t’i blejë

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se krijimi i partive politike të reja ndihmon Edi Ramën. Sipas tij, kryeministri hoqi edhe koalicionet, për shkak se do që të fitojë i vetëm.

“Edi Rama hoqi koalicionet, uli pragun në 1% për partitë reja, sepse kjo i leverdiste. Edhe nga hyrja në parlament e disa deputetëve që ishin nga opozita, fitoi Edi Rama. Këta të rinjtë do të dalin në fushatë dhe do shajnë të gjithë, duke thënë se ne jemi alternativa.

Gjykimi im është që Jozefina Topalli mund të marrë vota në Shkodër, por janë vota që i leverdisin Edi Ramës. Nuk i falet Jozefina Topallit që të bëjë PS-në dhe PD-në njësoj në fushatë elektorale”, - tha Lubonja në emisionin “Real Story”, në News24.

Sipas Lubonjës, Rama nuk lë të krijohen parti të reja, pasi i blen me oligarkët që ka. Ai e krahasoi situatën e Ramës me atë të Putinit në Rusi, duke thënë se ai i ka marrë të gjithë oligarkët dhe të gjitha pushtetet për vete.

“Rama, dhe jo Lulzim Basha, i ka marrë të gjithë oligarkët. Kur kishte ca oligarkë PD dhe ca PS, kur kishte Rama Tiranën me oligarkët e vet dhe kishte Berisha ca të tjerë, Shqipëria ishte më normale, më pak autoritare dhe më pak e korruptuar e më pak vidhej, seç vidhet tani. Tani këta të partive të reja thonë se ‘janë të gjithë njësoj dhe ne jemi ndryshe’.

Mua përvoja më ka treguar se gjëja e re që prisja unë nuk lindi për dy arsye, e para sepse duke e kapur Rama pushtetin, ka punuar shumë që të mos lindë asgjë e re. Po u bëre Putin, nuk lë të lindë gjë e re. Në këtë situatë ku jemi ne, nuk lind gjë e re, lindin vetëm kërpudha. Nuk mund të lindë më një gjë e re për 1 mijë arsye, që është e njëjtë me historinë e Putinit. Edi Rama nuk iu lë të fitoni dhe as të krijoni parti, se ato 10 oligarkët që ka do të të blejnë ty, e të gjithë partitë e reja”, - theksoi analisti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI