Flash

Gjykata lë në burg 4 të arrestuar për atentatin ndaj biznesmenit në Tiranë

Lapsi.al 23 October 2020
Gjykata lë në burg 4 të arrestuar për atentatin ndaj

Katër persona janë lënë në arrest me burg nga Gjykata për tentativën e vrasjes të biznesmenit A.Dh, në Tiranë.

Të arrestuarit ditën e djeshme nuk kanë pranuar akuzat dhe përfshirjen në ngjarje, teksa sipas video-s që ka treguar dhe atentatin shfaqen dy autorët që ndjekin biznesmenin por që dështojnë pasi ai hipi në ashensor.

Ngjarja ndodhi të enjten që kaloi, më 15 tetor përballë stadiumit "Dinamo", pikërisht në hyrjen e pallatit ku banon biznesmeni. Ishte vetë ai që denoncoi se dy autorët me maska dhe të armatosur e kanë ndjekur.

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë janë dy autorët e dyshuar teksa në pranga kanë rënë edhe bashkëpuntorët M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI