Flash

Boiken Abazi: Presioni i Greqisë ndaj Shqipërisë është politik, jo juridik

Lapsi.al 23 October 2020
Boiken Abazi: Presioni i Greqisë ndaj Shqipërisë është

Themeluesi i "Lëvizjes Vetëvendosje" në Shqipëri, Boiken Abazi në lidhje për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është shprehur se problematika në fjalë është politike dhe jo juridike.

Abazi shtoi se pa identifikuar problemin nuk mund të shkohet te zgjidhja, dhe se Greqia po ushtron presion ndaj Shqipërisë për politikat e saj ekspansioniste.

"Ata që pyesin se cila është zgjidhja për Detin Jon me Greqinë, u duhet dhënë përgjigje me pyetjen "Cili është problemi?". Pa identifikuar saktë problemin nuk mund të shkojmë te zgjidhja. Greqia nuk ka asnjë akt juridik për zgjerimin me 12md në Detin Jon, vetëm deklarata politike. Greqia nuk e merr një vendim zyrtar dhe nuk e depoziton në OKB këtë zgjerim sepse e di që Shqipëria gëzon të drejtën t'ia kontestojë dhe rrëzojë. Pra, problemi nuk ekziston juridikisht, por vetëm politikisht. Problemi është që Greqia po ushtron presion ndaj Shqipërisë për politikat e saj ekspansioniste. Problemi është agresiviteti politik i Greqisë. Ky problem politik nuk zgjidhet duke vajtur në Hagë. Nëse Shqipëria nuk ia konteston këtë zgjerim Greqisë, Haga nuk ka çfarë të shqyrtojë, përveç se të konstatojë se Shqipëria është e gatshme t'ia dhurojë detin e saj Greqisë. Pra, problemi ynë është se synimet e politikave ekspansioniste të Greqisë kanë gjetur gatishmërinë e kolaboracionistëve si Rama. Zgjidhja është që mos të lëvizim nga pozicioni i interesave tona kombëtare. Mos t'ia njohim Greqisë këtë ekspansion. Mos të çojmë asgjë në asnjë gjykatë ndërkombëtare pa e zyrtarizuar njëherë vendimin Greqia. Sepse ndryshe nuk ka çështje. Shqipërisë i njihen ndërkombëtarisht 12md në Detin Jon. Greqisë jo, dhe as nuk guxon ta zyrtarizojë këtë ekspansion. Nëse ne lëvizim dhe e çojmë bashkë me Greqinë në Hagë, vetëm atëherë kjo çështje jo juridike bëhet "çështje". Ne nuk kemi asnjë detyrim për të lëvizur e për të hedhur vallen sipas muzikës së ekspansionit grek. Kush lëviz humbet. Me ato që ka deklaruar, Rama po lëviz drejt një tentative të pastër për tradhti kombëtare", shkruan Abazi në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI