Nja incident i paparashikuar ka paraprirë ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës. Para se të niste takimi ish deputeti Eduart Ndocaj është pikasur nga shoqëruesit e kryeministrit Rama mes njerëzve që do të merrnin pjesë në ceremoni. Pasi janë bërë verifikimet ka rezultuar se Ndocaj nuk ishte i ftuar dhe është dashur ndërhyrja e policisë për ta larguar atë. Ndocaj ishte deputet në legjislaturën e kaluar në listën e PS të Lezhës dhe u zgjodh deputet pas eleminimit të deputetëve të tjerë para tij për shkak të dekriminalizimit.