Takimi për Sigurinë në Beograd është shoqëruar me përplasje dhe reagime të ashpra nga ana e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Shpërthimi i liderit serb ka ardhur pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është referuar republikës së Kosovës si shtet, në mënyrë të përsëritur. Vuçiç ka kërkuar nga kreu i qeverisë kosovare që të mos e përdorë më shprehjen “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”.
“Hoti theksoi disa herë: dy shtete, dy shtete, dy shtete në këtë takim por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë, me mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë. Nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244. Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi nuk mund të flasim që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë.”, ka thënë Vuçiç në diskutimin e bërë në forum. Udhëheqësit e dy vendeve patën një bisedë virtuale për çështje të mbetura pezull, nën administrimin e Komisionerit të Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak.