Flash

Vrasja e Azem Hajdarit/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë

Lapsi.al 23 October 2020
Vrasja e Azem Hajdarit/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, i cili u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit,i cili i është nështruar procesi të rigjykimit pas ekstradimit nga Turqia, është shtyrë sërish. Avokati Idajet Beqiri ka kërkuar prova të reja, duke kërkuar dëshmitarë Majlinda Popovic dhe Fatos Klosin. Sipas tij, Azem Hajdari ka përdorur telefonin e Popovic, në 10 ditët e fundit para vrasjes. Ndërsa për Klosin, ai tha se e kërkon si zyrtar të SHISH që ka pasur për detyrë te ruajë Hajdarin.

Gjykata u dha kohe palëve të saktësojnë adresat për dëshmitarët. Vendimi nëse do t’i pranojë ose jo, do të jepet në seancën e radhës, më 2 nëntor.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI