Nga Korça, presidenti Ilir Meta ka theksuar se është me popullin dhe do të mbrojë gjithnjë të drejtat e tyre, duke u ndaluar specifikisht te ajo e votës dhe e zgjedhjes së perfaqësuesit që duan në Kuvend. Kreu i republikës paralajmëroi se ai do të jetë përkrah shqiptarëve në rast se do të ketë një tentativë për prishje të zgjedhjeve të 25 prillit. Duke ashpërsuar tonet presidenti tha se çdo njeri i cili prek votën të dënohet si në mesjetë, me prerje dore.
“E gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve do të jenë të zgjedhjet. Shqipëria do të jetë vend që ka shpresë, dhe jo e 5 oligarkëve që i marrin shpirtin këtij vendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të rritet borxhi publik dhe varfëria. Borxhi nuk merret për të ndihmuar njerëzit në vështirësi, por merret për PPP që nuk kanë asnjë çmim. Të ardhurat shkojnë poshtë. Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë”, tha Meta.