Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Shifra rekord të të infektuarve, Çekia sërish në izolim

Lapsi.al 21 October 2020
Shifra rekord të të infektuarve, Çekia sërish në

Qeveria e Republikës Çeke miratoi një sërë masash që e izolojnë vendin, i cili po përballet me shifra rekorde të rasteve me koronavirus.

Kryeministri Andrej Babis tha në një konferencë për media të mërkurën se masat, që do t’i mbyllin të gjitha dyqanet jo të domosdoshme dhe do ta kufizojnë lëvizjen e njerëzve vetëm për qëllime të domosdoshme, si puna, familja apo blerja e ushqimeve, do të zgjasin së paku deri më 3 nëntor.

“Para së gjithash, ne duhet t’i mbrojmë jetët e qytetarëve”, tha Babis, për të shtuar se masat do të hyjnë në fuqi nga data 22 tetor.

Vendimi vjen pasi Çekia njoftoi të mërkurën se në 24 orët e kaluara ka regjistruar 11,984 raste të reja me koronavirus – shifër kjo rekorde.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha se parashikimet tregojnë se numri i rasteve të reja ka të ngjarë të arrijë kulmin rreth datës 11 nëntor.

Të mërkurën, zëvendëskryeministri çek, Jan Hamacek, i cili është po ashtu ministër i Brendshëm dhe udhëheqës i shtabit të krizave, që koordinon përpjekjet logjistike për të luftuar pandeminë, njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Republika Çeke, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste me koronavirus – mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara të mërkurën, tregojnë se numri i viktimave nga koronavirusi në Çeki është rritur për 106, përkatësisht në 1,619, në 24 orët e kaluara./rel

Të këshilluara

Von Der Leyen negative në testin e Covid-19

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative në testin e fundit të bërë për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentja e...

11:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI