Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Rikthehet karantina, izolohet një Land me 105 mijë banorë në Gjermani

Lapsi.al 20 October 2020
Rikthehet karantina, izolohet një Land me 105 mijë banorë në

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga izolimi mbarëkombëtar në pranverë.

Të 105,000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme, gjatë dy javëve të ardhshme. Sikurse pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përballur me rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Por, situata mbetet më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me kroonavirus në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.

Shifra është dukshëm më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë. Por, shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen. Të premten e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI