Flash

Irlanda, vendi i parë brenda BE-së që do të rikufizojë popullsinë

Lapsi.al 20 October 2020
Irlanda, vendi i parë brenda BE-së që do të rikufizojë

Irlanda do të jetë vendi i parë i BE-së që do të rikufizojë gjithë popullsinë e saj duke nisur nga mesnata e së mërkurës për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19, njoftoi kryeministri, Micheal Martin.

“Rikufizimi do të hyjë në fuqi të mërkurën në mesnatë (23:00 GMT) për gjashtë javë”, theksoi ai në një fjalim televiziv duke nënvizuar se shkollat do të mbeten të hapura.

“Të gjitha tregjet jo thelbësore do të mbyllen dhe baret dhe restorantet do të mund të shërbejnë vetëm ushqim që mund të merret me vete”, shtoi kryeministri.

“U bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi”, theksoi Micheal Martin.

“Vetëm personat që kanë një punë të gjykuar thelbësore do të kenë leje për të lëvizur për të shkuar në punë”, nënvizoi ai.

Irlandezët gjithashtu do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për t’u ushtruar brenda një rreze prej tre miljesh nga vendbanimi i tyre.

Sipas Martin, shkollat ​​dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura “sepse nuk kemi mundemi dhe nuk do të lejojmë që e ardhmja e fëmijëve dhe të rinjve tanë të jetë një tjetër viktimë e kësaj sëmundjeje.

Vizitat mes vatrave të ndryshme dhe ngjarjet në ambiente të brendshme do të ndalohen, megjithëse sporti profesional do të lejohet me dyer të mbyllura.

Kryeministri pranoi se masat irlandeze ishin pa dyshim masat më të rrepta në Europë, por veprimet shtesë janë të nevojshme sot.

“Nëse bashkojmë përpjekjet tona për gjashtë javët e ardhshme, do të kemi mundësinë për të festuar Krishtlindjet ashtu si duhet”, nënvizoi ai.

“Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 1 852 personave në Irlandë”, sipas shifrave të fundit zyrtare.

Të këshilluara

Trump sulmon Faucin: Ishte një katastrofë!

Dr. Anthony Fauci është një nga më të njohurit në botë sa i përket këshillave kundër koronavirusit, por tani presidenti Donald Trump duket i zhgënjyer prej tij,...

19:38

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI