Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Rriten me shpejtësi rastet e reja me COVID-19 në Gjermani, çdo ditë vendoset rekord i ri

Lapsi.al 15 October 2020
Rriten me shpejtësi rastet e reja me COVID-19 në Gjermani, çdo

Të enjten, Gjermania njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 6,638 raste të të infektuarve me koronavirus, duke arritur shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.Rritja e numrave erdhi vetëm disa orë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel u takua me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë për të diskutuar vendosjen e kufizimeve më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Numri më i lartë i rasteve të reja të regjistruara më parë në një ditë ishte 6,294, më 28 mars, sipas shifrave nga qendra e kontrollit të sëmundjes së Institutit Robert Koch.

Kancelarja Merkel të mërkurën në mbrëmje njoftoi kufizime të reja për numrin e njerëzve që mund të tubohen, si dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse në vende të mbushura me njerëz. Sipas masave të reja, nëse një zonë regjistron më shumë se 35 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve, maskat do të bëhen të detyrueshme në të gjitha vendet ku njerëzit kanë kontakt të ngushtë.

“Duhet të parandalojmë një rritje të pakontrolluar të rasteve”, ka thënë Merkel. Numri i njerëzve që lejohen të mblidhen gjithashtu do të jetë i kufizuar në 25 në vende publike dhe 15 në hapësira private. Sapo të tejkalohet një prag prej 50 infeksionesh të reja për 100,000 banorë, do të zbatohen kufizime edhe më të ashpra, raporton AFP./rel

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI