Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

SHBA, Franca dhe Rusia bëjnë thirrje për ndalimin e luftimeve në Nagorno Karabak

Lapsi.al 1 October 2020
SHBA, Franca dhe Rusia bëjnë thirrje për ndalimin e luftimeve

Një fotografi tregon një raketëhedhës të forcave të armatosura të Azerbajxhanit duke kryer sulme gjatë përleshjeve mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut në një vend të panjohur në Azerbajxhan, më 30 shtator, 2020. Një fotografi tregon një raketëhedhës të forcave të armatosura të Azerbajxhanit duke kryer sulme gjatë përleshjeve mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut në një vend të panjohur në Azerbajxhan, më 30 shtator, 2020.

Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar mes forcave armene dhe atyre azere, derisa të dyja palët po injorojnë thirrjet e përsëritura nga udhëheqësit ndërkombëtarë për të ndalur luftimet mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Numri i të vdekurve ka shënuar rritje gjatë luftimeve më të ashpra që nga vitet 1990 rreth rajonit i cili është pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga banorët kryesisht etnikë armenë.

Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje më 1 tetor për “një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve”. Në deklaratën e tyre të përbashkët, presidentët Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që “të angazhohen pa vonesë për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte”, nën kujdesin e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), i cili ndërmjetëson në konflikt. Më parë gjatë ditës, ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se gjatë natës, forcat e saj kryen “sulme artilerie kundër pozicioneve të forcave armene në territoret e okupuara”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Separatistët etnikë armenë në Nagorno Karabak thanë që të dyja palët shkëmbyen zjarr artilerie, duke e përshkruar situatën përgjatë vijës së frontit si “të tensionuar”. Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë që kur shpërthyen luftimet më 27 shtator. Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë. Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

Të këshilluara

Bota kremton ditën ndërkombëtare të kafes

1 tetori shënon ditën e pijës më popullore në botë, kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme na shoqëron prej 11 shekujsh dhe për shumë njerëz është mënyra më e mir...

16:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI