Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Gjenden super anti-trupat që bllokojnë sulmin e COVID-19 në qelizat e njeriut

Lapsi.al 1 October 2020
Gjenden super anti-trupat që bllokojnë sulmin e COVID-19 në

Shkencëtarët kanë zbuluar dy të ashtuquajtur “super antitrupa”, të cilët bllokojnë depërtimin e virusit Sars Cov 2 në qeliza.

Ato veprojnë me mekanizma pak më të ndryshëm dhe u pa se kur administrohen në doza të vogla, individualisht ose së bashku, ishin në gjendje të parandalojnë infeksionin tek minjtë.

Rezultati i studimit të botuar në revistën Science i hap rrugën terapive të reja, të cilat mund të bazohen në një koktej antitrupash të tillë. Një nga pjesëmarrësit në studim, virologu Massimo Galli, i quajti tejet premtues dy antitrupat e rinj neutralizues, të quajtur S2E12 dhe S2M11.

Kërkuesit i identifikuan ata pas një verifikimi të kujdesshëm të gati 800 antitrupave të izoluar nga 12 pacientë që arritën të shëroheshin nga sëmundja. Mekanizmi i veprimit në organizmin e tyre është studiuar në nivelin molekular falë kërkimit me super mikroskopin krio-elektronik, një teknologji kjo e vlerësuar me Nobelin e Kimisë në 2017-tën.

Në këtë mënyrë u zbulua se si S2E12 dhe S2M11 e ndalojnë virusin që t`i ngjitet receptorëve Ace -2 të qelizës pritëse, e njëri prej tyre arrin të bllokojë dhe proteinën e famshme Spike që koronavirusi përdor si çelës për të hyrë në qelizë.

Përveç neutralizimit të virusit, këto antitrupa gjithashtu duket se favorizojnë reagimin e qelizave specifike imune që luftojnë infeksionet, duke i ndihmuar të eliminojnë armikun.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI