Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Vrasja në Shkodër/ Hetohen lidhjet e Gjin Boriçit me grupet kriminale

Lapsi.al 10 August 2020
Vrasja në Shkodër/ Hetohen lidhjet e Gjin Boriçit me grupet

38-vjeçari Gjin Boriçi që u vra një ditë më parë në Shkodër njihej edhe si Gjin Ndoj apo Gjin Frroku. Burime policore bëjnë të ditur se 38 vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në shpatull duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia deri më tani ka dy pista hetimi. Njëra është për shkak të gjakmarrjes, pasi një xhaxha i viktimës 15 vite më parë ka vrarë një djalë 16 vjeç, ndërsa pista tjetër po aq kryesore ka të bëjë me aktivitetin e mëparshëm të Gjin Boriçit.

Dyshohet se vrasja e Gjin Boriçit ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale në Shkodër. Gjin Boriçi ka qenë shok me anëtarë të familjes Bajri, konkretisht Behar Bajrin, i cili sapo ka dalë nga paraburgimi. Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë Gjin Boriçit dhe pasi e kanë nxjerre nga makina kanë qëlluar ndaj tij pa ndërruar asnjë fjalë duke shtënë dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja edhe pse nuk ka arritur ende në identifikimin e tyre.

Ajo që mbetet mister është se nga kanë ikur autorët pasi kanë patur tre mundësi, një në drejtim të Torovicës në Lezhë, e dyta një rrugë që të nxjerr tek ura e Gjo Lulit në Velipojë ose në këmbë përmes një mali në zonën e Velipojës. Hetimi për këtë vrasje të rëndë po kryhet në total në 5 drejtori të policive vendore ku mendohet se mund të kenë lëvizur dhe vepruar autorët. Ndërkohë mësohet se policia e Shkodrës ka sekuestruar një numër të madh të kamerave të sigurisë në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, në zonën e Bushatit ku janë drejtuar autorët pas vrasjes, në zonën e Velipojës, në Lezhë dhe vende të tjera ku ka dyshime se mund të kenë lëvizur.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43