Po bëhen javë që Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po i përdor bluzat e bardha për mesazhet video që i shpërndan në profilin e saj në Facebook. Mesazhet janë sensibilizuese dhe kohët e fundit mjekët kanë shprehur lodhjen e tyre në një betejë të vështirë me koronavirusitn.
Sot ishte radha Dr. Nevila Gjermenit. Mjekja pranoi lodhjen e stafit në luftën kundër Covid, duke kërkuar nga qytetarët që të bëjnë gjithçka për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, mjekja thotë:
“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse cdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët.Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3166027906815039