Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Ardi Veliu kapet në skandal, mashtron dhe justifikon dhunën policore ndaj të miturit (VIDEO)

Lapsi.al 29 May 2020
Ardi Veliu kapet në skandal, mashtron dhe justifikon dhunën policore

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është përfshirë në një skandal i cili nëse ne do të ishim një vend normal, do të pasohej me shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Sot ai ka raportuar në Komisionin e Sigurisë për dhunën e policisë ndaj të miturit pranë liqenit artificial në Tiranë disa ditë më parë. Në mënyrë të turpshme Veliu e ka justifikuar dhunën ndaj djalit duke thënë ndër të tjera se "shih nga ç'familje vjen ai" duke publikuar një video ku e ëma e tij shfaqet me pistoletë në dorë.

Edhe sikur kjo të ishte e vërtetë prapë nuk justifikohet dhuna brutale e policisë. Video në fakt që ka publikuar Veliu, është pjesë e një filmi ku nëna e djalit interpretonte si aktore. Pra, nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të vërtetë, por është skenë në kuadër të një filmi. Edhe sikur përmbajtja e videos të ishte ashtu siç pretendon Ardi Veliu, kjo nuk e justifikon dhunën policore ndaj djalit të mitur, i cili u kap nga policia duke shëtitur me biçikletë.

Çuditërisht justifikimi i turpshëm i Ardi Veliut për dhunën ndaj djalit, nuk ka sjell asnjë reagim në Komisionin e Sigurisë, madje as nga gratë deputete si Elona Gjebrea etj. Genc Sejko që ka publikuar videon e nënës së djalit në Facebook shkruan se drejtori i i policisë duhet të hiqet pas këtij skandali.

©Lapsi.al

https://youtu.be/TzapclBd9Uk

Të këshilluara

Greqia hap baret dhe restorantet

Greqia ka hedhur hapin e katërt drejt lehtësimit të masave kundër pandemisë në vend, duke rihapur bizneset e bar-restoranteve dhe lëivzjet me traget mes ishujve...

16:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43