Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Greqia hap baret dhe restorantet

Lapsi.al 25 May 2020
Greqia hap baret dhe restorantet

Greqia ka hedhur hapin e katërt drejt lehtësimit të masave kundër pandemisë në vend, duke rihapur bizneset e bar-restoranteve dhe lëivzjet me traget mes ishujve grekë. Sezoni turistik pritet të gjallërohet veçanërisht pas datës 1 qershor.

Pas më shumë se dy muajve izolim, Greqia ka rihapur baret dhe restorantet, si edhe ka lejuar sërish udhëtimet me traget për turistët e brendshëm.

Të hënën, qeveria greke njoftoi hyrjen në etapën e katërt të luftës kundër pandemisë, me lehtësime të reja që synohet të shpëtojnë sezonin turistik të vendit.

Bar-restorantet rivunë në funksion ambientet e jashtme duke respektuar rregullat e distancimit nga 70 centimetra deri 1,7 metra midis karrigeve, dhe një maksimum prej 6 klientësh për tavolinë.

Ambientet e brendshme mbeten të papërdorshme përveçse për qëllime të higjienës apo tualetit.

Rikthimi i një normaliteti të pjesshëm u mirëprit nga qytetarët dhe pronarët e restoranteve.

"Na ka munguar dalja kështu. Për ne është si terapi psikologjike, shumë, shumë e rëndësishme."

"Isha shumë i ligështuar ditë e natë në shtëpi. Tani që janë hapur, mund të dalë të pi një kafe."

"Për mua është diçka e paprecedentë, më duket sikur po punoj për herë të parë. Është një ndjenjë e çuditshme dhe shpresoj të mos e përjetojmë më kurrë."

Me hapjen e bar-restoranteve, Greqia ka rikthyer në punë 45 për qind të forcës së vet punëtore të goditur fort prej disa muajsh nga pandemia.

Megjithatë, jo të gjitha bizneset e tilla u rihapën këtë javë pasi nuk e zotërojnë licensën për të ushtruar aktivitetin në ambientet e jashtme.

Hotelet sezonale pritet që të hapen nga e hëna që vjen për të vijuar më 15 qershor me fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Athinës dhe nga 1 korriku në aeroportet e të gjithë vendit.

Kostas Bakojanis, kryebashkiaku i Athinës, shpreh optimizëm për të ardhmen e turizmit në vend.

"Jemi optimistë për ekonominë tonë dhe se mund ta përhapim nëpër botë mesazhin se vendi është i hapur dhe i sigurt, një destinacion ku shijoni pushimet e njëkohësisht jeni i mbrojtur nga shëndeti."

Turizmi i siguron ekonomisë greke më shumë se 10 për qind të të ardhurave kombëtare.

Mbi 34 milionë turistë që vizituan vendit vitin e kaluar.

Për bilancin e pandemisë, Greqia numëron 2,900 të infektuar dhe 172 viktima nga koronavirusi.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43