Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

PD: Dosja 184 të transferohet në SPAK, hetim për Ramën dhe Gjiknurin

Lapsi.al 18 January 2020
PD: Dosja 184 të transferohet në SPAK, hetim për Ramën dhe

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK.

Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe anti krimit të organizuar “duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të strukturuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj”.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoo përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”,- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

Sipas ligjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016

2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK

3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI