Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me shpejtësi deri në 191 km në orë, policia dërgon 20 shoferë në komision (VIDEO)

Lapsi.al 18 January 2020
Me shpejtësi deri në 191 km në orë, policia dërgon 20

Situata alarmante e rritjes së numrit të vdekjeve nga aksidentet rrugore ka bërë që Policia e Shtetit ta konsiderojë vitin 2020, si vitin e sigurisë rrugore, që nënkupton ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve të mjeteve. Megjithë paralajmërimet, absurdi vazhdon: shtohen të vdekurit nga aksidentet, shtohen edhe rastet e shoferëve "pilotë".

Në një njoftim të fundit të Policisë Rrugore, bëhet e ditur se mbrëmjen e së premtes që shënon dhe fillimin e fundjavës, janë bërë kontrolle të pandërprera me radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nga kontrolloi rezultoi një automjet me 191 km/h, një shpejtësi vrastare kjo e papranueshme, sipas Policisë.

Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Shpejtësia pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësia që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës e në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve:

Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.

Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi.

Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.

Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.

Të këshilluara

Kurti: Jemi pranë marrëveshjes me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur sërish lidhur me negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës....

21:36

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI