Megjithëse në një ditë fatkeqësie si kjo politikanëve nuk u lejohet të përdorin faktet për politikë, Pandeli Majko nuk ka duruar pa i futur një kunjë kryeministrit Rama. Ai ka botuar në Facebook një foto të forcave të amatosura të Kosovës që kanë hyrë në tokën shqiptare për të ndihmuar për zvogëlimin e pasojave të tërmetit. "Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë ! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen"- ka shkruar Majko duke ironizuar Ramën i cili thotë se po e bën sShengenin ballkanik për të fshirë kufirin mes dy vendeve. Sipas ministirit të Diasporës ky kufi ka rënë me kohë.
©Lapsi.al