Flash

VIDEO/ Kur Rama i uronte banorët e Astirit: “T’i gëzoni shtëpitë”

Lapsi.al 12 November 2019
VIDEO/ Kur Rama i uronte banorët e Astirit: “T’i gëzoni

IKMT prishi këtë të martë 33 ndërtesa në Unazën e Re. Aksioni u shoqërua me përplasje të forta mes banorëve dhe policisë. Megjithëse një projekt korruptiv dhe me një faturë të kripur financiare qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund. Kryeministri Edi Rama nuk foli për incidentet, por në të kaluarën kur shkonte të bënte fushatë u premtonte banorëve se do të legalizoheshin dhe ata do të kishin mundësi të investonin.

“Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerët. Ne e kemi marrë angazhimin do të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është puna e legalizimit në kuptimin që mos të prishet shtëpia. Se shtëpitë nuk prishen gjithsesi.

Puna është që ato janë kapitale të vdekura. Se janë investime të bërë me kursime me gjak” – thoshte Rama në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 përpara banorëve të Astirit dhe me Saimir Tahirin në krah të djathtë. Banorët e Astirit plotësuan 1 vit e 7 ditë pa ndërprerje kundër prishjes së banesave, por me forcën e policisë dhe gazit lotsjellës u rafshuan të gjitha ndërtesat. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/70436566_126896881619367_6883288112434626801_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/rama-astiri.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI