Flash

Vettingu, vendimi për Besnik Muçin merret më 21 nëntor

Lapsi.al 12 November 2019
Vettingu, vendimi për Besnik Muçin merret më 21 nëntor

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën e radhës për anëtarin e Kushtetueses, Besnik Muçi.

Kolegji u njoh me konkluzionet përfundimtare të palëve. Sipas Komisionerit Publik subjekti ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë. Ai nuk e justifikoi plotësisht atë.

Për pasurinë 57 m2 blerë në vitin 2006, subjekti ka deklaruar disa hua nga babai dhe xhaxhai. Nga krahasimi i deklaratës së vitit 2006 me deklaratën në veting ka mospërputhje.

Komisioneri Publik vlerëson se nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra.

Po ashtu nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kane huajtur para. Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin për Besnik Muçin me 21 nëntor ora 11:00.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI