Flash

Gjendet i groposur 35-vjeçari shqiptar i zhdukur në prill në Korfuz

Lapsi.al 12 November 2019
Gjendet i groposur 35-vjeçari shqiptar i zhdukur në prill në

Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit. Mediat vendase shkruajnë në afërsi të mbetjeve njerëzore është gjetur edhe pasaporta e tij që i përket një 35-vjeçari shqiptar të zhdukur në prill të këtij viti.

Kanë qenë familiarët e shqiptarit që kanë bërë denoncimin dhe që nga ajo kohë ai ishte në kërkim. Trupi është gjetur i groposur gjatë punimeve në pronën e një banori vendas. Personat që gjetën eshtrat lajmëruan menjëherë policinë të alarmuar.

Nuk jepet ende identiteti i shqiptarit pasi po kryhen analizat e ADN-së nëse trupi i përket shqiptarit të zhdukur përpara se të publikohen rezultatet. Sipas të njëjtave burime vendi ku u gjet skeleti është pak i vështirë për tu arritur në kohë të keqe ndaj ekspertët do të rikthehen sapo të përmirësohet koha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI