Flash

Ristani flet për akuzën e prokurorisë: E vërteta e kontratave të lobimit në SHBA

Lapsi.al 8 November 2019
Ristani flet për akuzën e prokurorisë: E vërteta e

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaron se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur nga prokuroria për ‘falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve’ në lidhje me dokumentin për deklarimin e shpenzimeve të PD-së në KQZ. I ftuar në emisionin “Java”, në RTSH, Ristani tha se që të falsifikosh një dokument duhet të falsifikosh përmbajtjen, firmën dhe vulën. Ai theksoi se personalisht as nuk ka hartuar përmbajtjen, as nuk e ka vendosur firmën dhe as nuk ka vendosur vulën në atë dokument.

“Para disa kohësh prokuroria e shkallës së parë në Tiranë, ka nisur hetimet për Ilir Dervishin me cilësinë e kryefinancierit të PD, mua si sekretar i Përgjithshëm dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Akuza e prokurorisë në fillim lidhej me akuzat për pastrim të parave që rrjedhin nga një veprimtari kriminale si dhe për falsifikimin e dokumentit zyrtar. Bëhet fjalë për dokumentin mbi bazën e të cilit PD-ja, deklaron shpenzimet zgjedhore. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2017.

PD-ja ka bërë deklarimin si çdo parti tjetër në KQZ për shpenzimet elektorale. Këto deklarime janë bërë sipas rregullit, që vepron edhe mbi bazën e një statuti të brendshëm. Sipas statutit të PD-së ka një bord financiar i zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD. Bordi është i varur nga kryesia e PD dhe nuk ka varësi nga Sekretari i Përgjithshëm. Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga sekretarët funksionalë si nga sekretari me partitë partnere, sekretari i burimeve njerëzore, por nuk ka sekretar financiar.

PD ka pasur një kontratë për lobim në SHBA. Unë me këtë rast jam njohur vetëm pasi ky rast u bë publik. Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë ligjore ku i sqarohet prokurorisë, se e ka bërë deklarimin për shpenzimet e fushatës zgjedhore dhe për vitin financiar duke qenë se ishte fundi i vitit 2017 i bëmë me dije se ne buxhetin e brendshëm të vitit të ardhshëm e bënim në fillim të vitit 2018.

Prokuroria nga deklarata e Nik Muzinit, kreut të firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, vlerësoi se nga 675 mijë dollar të dhënë, 25 mijë dollarë ishin të deklaruara, 150 mijë dollarë ishin të ardhura nga Skocia si dhe 500 mijë dollarë janë dhënë cash. Prokuroria pretendon që këtë 500 mijë dollarëshin që është dhënë kesh pse nuk e kemi deklaruar te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Prokuroria më pas e ka pezulluar akuzën për pastrim të parave që rrjedhin nga një veprimtari kriminale dhe ka lënë vetëm akuzën për falsifikimin e dokumentit zyrtar. Tani që të falsifikosh një dokument duhet o të falsifikosh përmbajtjen, ose firmën, ose vulën. Unë personalisht as nuk e kam hartuar përmbajtjen, as kam vendosur firmën dhe as kam vendosur vulën” - tha ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kërkesa e parë e Alvinit: Dua pulë me patate

Jetoi për disa vite në krah të njerëzve që i kërkonin të luftonte për ISIS, për Zotin dhe kundër atyre që nuk e duan Perëndinë. I thanë që të mos fliste asnjë g...

20:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI