Flash

I gjejnë armë dhe municione, arrestohet 33-vjeçari në Kamëz

Lapsi.al 5 October 2019
I gjejnë armë dhe municione, arrestohet 33-vjeçari në

Një 33-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Titanium” u vu në pranga shtetasi me inicialet Gj.M., të cilit iu sekuestruan armë zjarri, pushkë sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas mbante në banesë armë zjarri e sende të tjera të kundraligjshme, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Titanium”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, bënë arrestimi në flagrancë të të riut. Policia sekuestroi një pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Rritet numri i refugjatëve në Greqi

Në ishujt e Greqisë numri i refugjatëve po rritet. Kjo tregon sa e paplotë është politika e BE-së ndaj azilkërkuesve, thotë Jens Thurau. Kujtdo që dëshiron t...

08:00

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI